Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në rajone të ndryshme të Gazës.

Sipas infofmacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet në rajon, mësohet se një pjesë e sulmeve ajore u kryen në pika të ndryshme të Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit në Gaza.

Ndërkohë ende nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje të jetëve në sulme.

Gjithashtu informacioni lidhur me sulmin ajror nuk është ndarë as nga ushtria e Izraelit. Zyrtarët izraelitë më parë kanë njoftuar si arsye të sulmeve ajrore dërgimin e balonave nga Gaza që shkaktojnë zjarre në Izrael.