Izraeli rikthen karantinën për 3 javë

18/09/2020 - 10:59

Qytetarët në Izrael po përgatiten që të festojnë Vitin e Ri Hebre këtë të premte, por qeveria ka vendosur që të rikthejë karantinën. Vendimi që pritet të hyjë në fuqi nga pasditja e sotme nuk është pritur mirë nga banorët të cilët janë shprehur se do të ketë dëme të mëdha në ekonomi dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e politikave të dështuara të qeverisë.

Karantina e dytë në Izrael pritet të zgjasë 3 javë dhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numrat e të infektuarve janë shumë të larta, pasi në 24 orë janë regjistruar më shumë se 5,238 raste të reja.

Ky vend një ditë më parë ishte në krye të listës globale për infektime ditore, në propocion me numrin e banorëve.

Sipas mediave vendase, qytetarët do jenë të detyruar që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe mund të lëvizin vetëm për të blerë ushqimet e domosdoshme apo për të ndihmuar të moshuarit.

Shkollat dhe shumica e dyqaneve do të mbyllen, po ashtu do të ndalohen dhe të gjitha grumbullimet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit shkatërrimtar në Izmir.

Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa.

Policia në Rusi ka vrarë një adoleshent 16-vjeçar, pasi ky i fundit i vuri flakën një stacioni policie dhe qëlloi me thikë një oficer.

Ndërsa shumë vende të botës po përpiqen që të mbajnë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Tajvani sapo ka shënuar 200

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.637 raste të reja.

Personi që po shikoni në foto është tuniziani Brahim Aouissaoui, autori i sulmit terrorist në Francë, që shokoi botën paraditen e sotme.

Ekonomia amerikane u rrit me 7.4% nga korriku në shtator, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë deri në fillim të muajit maj 2021.

Italia vijon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe v

Një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në Francë, pas atij në Nice mëngjesin e sotëm ku mbetën të vrarë 3 persona.