Japonia do të mbyllë të gjitha shkollat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

27/02/2020 - 18:33

Japonia do të kërkojë mbylljen e të gjitha shkollave nga dita e hënë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ka thënë kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Ky vendim, që pritet të prekë 13 milionë nxënës, do të vazhdojë derisa të përfundojë faza e parë e vitit shkollor në fund të muajit mars.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus ka thënë se shpërthimi i këtij virusi ka arritur “në pikë vendimtare” dhe se ka “potencial pandemik”. Për të dytën ditë me radhë, është shtuar numri i rasteve të raportuara jashtë Kinës. Tedros u ka bërë thirrje qeverive që të veprojnë me shpejtësi për të ndalur virusin.

“Tani nuk është koha për frikë. Tani është koha për të vepruar ashtu që të ndalet infeksioni dhe të shpëtohen jetët e njerëzve”, ka thënë ai.

Deri më tani, më shumë se 200 persona janë infektuar me koronavirusin e ri në Japoni. Një grua, në të dyzetat e saj në Osaka është thënë të jetë infektuar për herë të dytë me këtë virus pas shërimit.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Wuhan të Kinës në muajin dhjetor. Që atëherë, numri i të prekurve në gjithë botën ka kaluar 80,000, ndërsa mbi 2,700 pacientë kanë vdekur, shumica e tyre në Kinë.

Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës rihter ka rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën arriti në 850,914 persona, ndërsa ai i viktimave në 41,983.

Franca ka regjistruar ditën e saj më të errët, që nga nisja e pandemisë Covid-19.

Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me koronavirusin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

Koronavirusi ka shkaktuar mbi 1000 të vdekur në Holandë.

Mjeku që drejtoi presidentin rus, Vladimir Putin nëpër dhomat e një spitali ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus një javë më parë

OBSH ka paralajmëruar të gjitha vendet se nuk duhet të ulin vigjilencën nëse regjistrojnë më pak raste të infeksioneve koronavirus, sepse

Numri i të vdekurve në Spanjë vazhdon të rritet frikshëm, duke arritur numrin më të lartë të jetëve të humbura për një ditë që prej shpër

Një 12-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën në një spital nga koronavirusi duke u bërë viktima më e re në moshë në Evropë.