Tajfuni shkatërrues “Hagibis”, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ka lënë gjurmët e tij vrastare. Dje në mëngjes tajfuni i fuqishëm erdhi nga perëndimi i Tokios me një fuqi të barabartë me një stuhi të kategorisë 3 me erëra të dendura pranë 180-200 km /orë , shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi ekstreme.

Tajfun shkaktoi vdekjen e 19 personave, por bilanci mund të rritet duke marrë parasysh që 12 persona janë të zhdukur, ndërsa 140 të plagosur. Situatat më kritike janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut. Rreth 376,000 familje janë pa energji dhe 14,000 pa furnizim me ujë.

Prefektura e Ibaibës preket gjithashtu nga një tornado shkatërruese, e formuar në spiralen lëkundëse të tajfunit. Gjithashtu zona e Izu u godit rëndë nga tajfuni dhe në veçanti nga erërat e stuhishme që shkatërruan lagje të tëra.

Tashmë “Hagibis” po shkon drejt Japonisë veriore dhe Hokkaido, por shpejt do të humbasë forcën.