A jeni imun ndaj koronavirusit, edhe 3 muaj pasi jeni shëruar? Ja çfarë thonë ekspertët

15/08/2020 - 18:42

Pyetja që të gjithë duan të një përgjigje: Sa kohë jemi të mbrojtur nga ri-infektimi me COVID-19, pasi të jemi shëruar nga sëmundja – dhe çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përditësoi udhëzimet rreth karantinës, ku pohohej se njerëzit që janë rikuperuar nga coronavirusi nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen përsëri brenda tre muajve – por agjencia sqaroi në një deklaratë për CNN-in, që nuk do të thotë se njerëzit janë imun ndaj ri-infektimit.

“Personat që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen sërish brenda tre muajve për sa kohë që nuk zhvillojnë simptoma”, thuhet në udhëzimin e CDC-it.

Një zëdhënës i CDC-it tha se udhëzimi është “bazuar në shkencën më të fundit në lidhje me COVID-19 që tregojnë se njerëzit mund të vazhdojnë të rezultojnë pozitiv brenda tre muajve pas diagnozës dhe të mos jenë infektues për të tjerët”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë “kjo shkencë nuk nënkupton që një person është imun ndaj ri-infektimit me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, në tre muajt e ardhshme pas infektimit. Të dhënat e fundit thjesht sugjerojnë që ri-testimi nuk është i nevojshëm për një periudhë tre mujore pas infektimit fillestar, përveç nëse personi shfaq simptoma të coronavirusit dhe ato nuk mund të shoqërohen me një sëmundje tjetër”, thuhet në deklaratën e CDC.

“Unë mendoj se ky virus është shumë ngjitës, siç do të thoshin britanikët”, tha mjeku William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt në Nashville, i cili nuk ishte i përfshirë në udhëzimin e CDC-it.

“Ne mendojmë se antitrupat bashkëveprojnë me mbrojtësit e tjerë të trupit, por vërtet nuk e dimë se për sa kohë”, tha Schaffner.

Në pyetjen se “A mundet personi që ka krijuar antitrupa të fillojë të takohet me të tjerët ose të ndalojë së vendosuri një maskë, për shembull? Mjeku thekson se “Absolutisht jo”.

Ndryshe, mbi 21 milionë njerëz janë infektuar në botë gjersa kanë ndërruar jetë mbi 765 mijë persona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një tjetër takim elektoral presidenti amerikan Donald Trump nuk ka ngurruar të përmendë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Rajoni i shkëputur i Nago-Karabakut në Kaukazin e Jugut tha të dielën se 16 nga ushtarakët e saj ishin vrarë dhe më shumë se 100 janë pla

Qytetarët e Zvicrës kanë votuar të dielën në një referendum kundër propozimit të njërës prej forcave politike në vend, për të kërkuar bll

Presidenti Trump emëroi të shtunën gjykatësen Amy Coney Barrett si anëtare të Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin e mbetur bosh ng

Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me forcat e Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të n

Rreth 15 000 protestues u mblodhën në Londër për të marshuar kundër masave të qeverisë britanike për ndalimin e përhapjes së koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia COVID-19.

Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nëse do të braktisin marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian.