Sekretari i Brexit, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqjen duke thënë se “ndërgjegjja nuk ia lejon që të mbështesë projekt-marrëveshjen e Brexit nga ana e Britanisë”.

Theresa May njoftoi mbrëmjen e djeshme se kishte siguruar mbështetjen e kabinetit të saj për marrëveshjen, pas një takimi që zgjati 5 orë. Megjithatë disa ministra ishin kundër kësaj marrëveshje, shkruan BBC.

Dhe ende ka hipoteza për një lëvizje midis mbështetësve konsevatorë për të detyruar një votë mosbesimi për të. Kryeministrja pritet të bëjë një deklaratë mbi marrëveshjen e Brexit.

Raab, një mbështetës i Lëvizjes, i cili u promovua në kabinet për të zëvendësuar David Davis, kur u largua në shenjë proteste ndaj planeve të May për Brexit, është në mesin e një grupi ministrash të lartë që mendohet se janë të pakënaqur me marrëveshjen.