Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Joe Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

28/02/2021 - 08:20

Presidenti Joe Biden tha ditën e  shtunën se administrata e tij do të bëjë të hënën një njoftim lidhur me Arabinë Saudite, pasi raporti i shërbimeve të zbulimit del me konkluzionin se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Lidhur me masa ndëshkimore që mund të merren kundër princit, Presidenti Biden tha “Të hënën do të bëjmë një njoftim lidhur me veprimet që do të marrim në drejtim të Arabisë Saudite”.

Raporti i Shërbimeve të Zbulimit

Të premten shërbimet amerikane të zbulimit deklasifikuan një raport ku kanë dalë me konkluzionin se Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018.

Zoti Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruate opinione kritike mbi politikat e Princit të Kurorës në gazetën “Washington Post”. Ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll dhe trupi i tij u copëtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.

Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.

“Ne vlerësojmë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për kapjen ose vrasjen e gazetarit Saudit Jamal Khashoggi”,

Ne e bazojmë këtë vlerësim tek kontrolli që Princi i Kurorës ka tek vendimmarrja e Mbretërisë, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacion e një këshilltari kryesor, punonjësve që sigurojnë mbrojtjen e Muhamed bin Salmanit si dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggin”,thuhej në raportin e publikuar në internet të zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

 

Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin, Presidenti Joe Biden ia hoqi dokumentit klasifikimin “sekret”, duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë saudite për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 476 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Agjencitë shëndetësore të SHBA rekomanduan të martën ndërprerjen e përkohshme të përdorimit të vaksinës me një dozë të vetme Johnson &amp

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fi

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 9.789 persona të infektuar, shumë më pak krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regji

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty Internation

Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, ku 15.746 persona kanë rezultur pozitivë me COVID-19.

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën