John Kerry do të jetë i dërguari i Joe Biden për çështje klimatike

24/11/2020 - 10:30

Ish-Sekretari Smerikan i Shtetit, John Kerry, do të përfshihet sërish në administratën e lartë të presidencës së Joe Biden. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Kerry do të jetë i besuari i Biden për çështjet e klimës.

Sipas BBC, Kerry është po ashtu një nga disa personat e emëruar për pozicionet më të larta në ekipin që po merret me tranzicionin e pushtetit.  

Biden ka folur si Presidenti dhe është shprehur se ka nevojë për një ekip që të jetë i gatshëm që të punojë për vendin.

“Kam nevojë për një ekip të gatshëm që në ditën e parë. Kemi për të përmbushur sfidat më të mëdha me të cilat përballemi dhe për të çuar përpara sigurinë tonë , prosperitetin dhe vlerat. Ky është thelbi i kësaj skuadre”, tha presidenti i zgjedhur.

Por edhe pse Joe Biden po tregon një nga një anëtarët e stafit të tij, disa pozicione kyçe kërkojnë konfirmim në Senatin Amerikan.

Një ditë më parë mediat vendase raportuan se  Antony Blinken mund të zgjidhet Sekretar i Shtetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri italian  Giuseppe Conte do të shkojë nesër në Pallatin Presidencial, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave për të dhënë d

Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Pas marrjes së detyrës, Presidenti i SHBA Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin e Donald Trump për ndalimin e amerikanëve transgjinorë në ushtr

Numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe është ulur, krahasuar me një ditë më parë.

Zyrtarët afganë thanë se një automjet që transportonte punonjës afganë të ambasadës italiane në Kabul, është sulmuar me bombë.

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së llojit të ri të koronav

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador u bë lideri i fundit botëror i prekur nga koronavirusi, por siç tha ai, simptomat ishin

Takimi Greqi-Turqi i mbajtur ditën e sotme në Stamboll në lidhje me çështjen e detit ka përfunduar pas mbi 3 orësh bisedime.

Një diplomat i lartë është arratisur nga Koreja e Veriut dhe tashmë mësohet se është vendosur në Korenë e Jugut bashkë me familjen e tij.