Johnson merr mandatin nga mbretëresha

13/12/2019 - 22:55

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, Boris Johnson mori nga mbretëresha mandatin për formimin e qeverisë.

Duke folur para gazetarëve, kreu i konservatorëve tha se parlamenti i ri do të mblidhet të hënën, duke theksuar sërish se do ta çojë deri në fund procesin shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

“Do të kenë një mandat të jashtëzakonshëm për të përfunduar Brexit-in më 31 Janar. Diskutimeve për Brexit-in do t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Do të bashkëpunojmë me Bashkimin Europian si miq dhe sovranë të barabartë”, tha Johnson.

Konservatorët do të kenë 365 deputetë, 38 më shumë se numri i nevojshëm për formimin e qeverisë. Kjo u jep mundësinë të miratojnë marrëveshjen e re me Brukselin pa u kushtëzuar nga partitë e tjera parlamentare.

Kjo konsiderohet si fitorja më e madhe e konservatorëve që nga koha e Margaret Theçerit. Ndërsa për laburistët, të cilët bëhet fjalë për disfatën më të rëndë në 84 vite. Ata do të kenë 59 deputetë më pak se legjislatura e kaluar. I konsideruar nga partia e tij si përgjegjësi kryesor për humbjen, lideri i laburistëve Jeremy Corbyn shpalli dorëheqjen.

“Unë nuk do ta drejtoj partinë në fushatat e ardhshme zgjedhore. Duhet të nisim një proces reflektimi për këtë rezultat dhe për politikat që partia do të ndërmarrë për të ecur përpara”, tha ai.

I pari që uroi Johnson për fitoren ishte presidenti amerikan Donald Trump, i cili në Twitter shkroi që mezi priste përfundimin e procesit të Brexit-it dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare me Britaninë e Madhe. Përgëzime edhe nga presidenti i Këshillit Europian Chales Michel si dhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Infeksionet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, krahasuar me 402 ditën e djesh

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin

Bill Gates thotë se përmes inovacionit në diagnostikim, terapi dhe vaksinim, bota do të ketë dalë përfundimisht nga gjendja e pandemisë d