22/01/2021 - 18:50
Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me të cilin po përballet bota aktualisht.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Britanisë Boris Johnson, transmeton BBC.
Të dhënat bëhet me dije se janë vlerësuar nga një grup shkencëtarësh, i cili ka informuar qeverinë, megjithatë të gjitha provat mbeten në një fazë paraprake.
Studimet kanë se varianti i ri i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa versioni tjetër i virusit. Ky lloj mutacioni i virusit është zbuluar për herë të parë në Kent në muajin shtator dhe që atëherë është përhapur në mënyrë masive në Angli dhe Irlandën e Veriut dhe në më shumë se 50 vende të tjera.
“Përveç përhapjes më të shpejt, tani duket se ka disa prova që varianti i ri – varianti që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në jug-lindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.”- tha kryeministri Johnson.
/portali DurresLajm/