"Ju vrasës të mallkuar", makina përplaset me rrethimin e zyrës së kancelares Merkel

25/11/2020 - 11:36

Mëngjesin e sotëm një makinë është përplasur me murin rrethues të zyrave të kancelares Angela Merkel në Berlin duke alarmuar policinë gjermane.

Automjeti, në njërën anë të së cilit shkruhej "ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve" dhe në anën tjetër "ndaloni politikën e globalizimit", hyri me shpejtësi në gardhin para zyrave.

"Kolegët tanë janë aktualisht në skenë në zyrën e Kancelares së bashku me policinë federale. Një makinë është duke qëndruar në portën e ndërtesës – ne jemi në proces të sqarimit nëse shoferi hyri brenda godinës. I dyshuari është marrë në paraburgim nga policia. Po ndjekim informacionin për rastin", shkroi në Twitter policia e Berlinit.

Si makina, e cila është e tipit Volkswagen Sedan dhe ka targa të zonës së Lippe-s, në rajonin verior Vestfali, ashtu edhe porta metalike treguan shenja të vogla dëmtimi.

Ngjarja ndodhi në kohën kur po zhvillohej një video-konferencë mes kancelares Merkel dhe krerëve të landeve mbi masat e marra kundër pandemisë së koronavirusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Senati amerikan hodhi poshtë të martën një përpjekje të republikanëve për të ndalur gjyqin e pritshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Koreja e Veriut ka filluar testimin e vaksinën se saj anti-covid, e cila thuhet të jetë rezultat i informacioneve të vjedhura nga prodhue

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15.204 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqin

Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës,

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit Amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e