Juncker zotohet se do të luftojë “lajmet e rreme” para zgjedhjeve europiane

22/04/2019 - 17:37

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u zotua se do të godasë çdo “lajm të rremë” gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Europian, që do të mbahen në maj.

“Nëse qeveritë bëjnë pretendime për Bashkimin Evropian ose Komisionin, të cilat nuk korrespondojnë me të vërtetën, atëherë do të përgjigjemi”, tha Juncker në një intervistë për grupin mediatik Funke të Gjermanisë.

“Unë tashmë kam parë përpjekje për të ndikuar zgjedhjet e Parlamentit Evropian me manipulime, që vijnë nga disa kënde, jo vetëm jashtë BE-së. Edhe shtetet brenda BE-së po bëjnë përpjekje të drejtojnë vullnetin e elektoratit me lajme të rreme”, tha Juncker, duke mos folur me emra konkretë.

Sipas tij, Komisioni “është i përgatitur për t’i luftuar të gjitha”. Zgjedhjet për Parlamentin Europian do të mbahen nga data 23 deri më 26 Maj.

Pjesëmarrja në to ka rënë vazhdimisht gjatë viteve të fundit, derisa partitë euroskeptike kanë shënuar fitore të mëdha./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, për një periudhë i shumë pushtetshëm përpara se të humbiste privilegjet dhe të bu

Franca do të goditet nga një valë e nxehtë gjatë kësaj jave, me temperatura që parashikohen të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Pas vrasjes së Walter Lübckes, presidentit të presidiumit të Kaselit, (autoritet i landit), dy ministra federalë gjermanë, ai i Jashtëm,

Shtetet e Bashkuara kryen një sulm kibernetik ndaj sistemit kompjuterik të ushtrisë iraniane.

Një avion i vogël, që transportonte parashutistë u rrëzua në Hawaii, duke i marrë jetën të paktën 9 personave që ndodhin në bord.

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi zjarri ka përfshirë një një ndërtesë në Paris në orët e para të m

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian paralajmëruan këdo, që fiton garën për t’u bërë kryeministër i Britanisë se marrëveshja për Brexit-in, a

Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur pasi një autobus në Indi ra në një humnerë.

Riintegrimi i luftëtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre që kanë qenë pjesë e organizatës terroriste “Shteti Islamik”, është bërë një sf