A ka raste koronavirusi në Korenë e Veriut?

26/03/2020 - 18:22

Koreja e Veriut ka kërkuar pa shumë bujë ndihmën e vendeve të tjera kundër koronavirusit, edhe pse publikisht e mohon ekzistencën e ndonjë rasti në tokën e vet. Zyrtarë të vendit të izoluar i janë drejtuar privatisht homologëve të disa shteteve duke i kërkuar mbështetje në luftën kundër shpërthimit të sëmundjes, thotë Financial Times.

Peniani i ka kërkuar gjithashtu spitaleve në Korenë e Jugut dhe disa agjencive ndërkombëtare të ndihmës maska dhe teste, raportoi Reuters duke iu referuar dy burimeve që ishin në dijeni të situatës në vend. Zyrtarisht, Koreja e veriut nuk ka infektime. Në fund të janarit, ajo mbylli kufirin me Kinën e thotë se ka testuar të paktën  590 qytetarë, që të gjithë të ardhur nga jashtë kufijve, dhe thuhet të kenë rezultuar negativ. Shtypi i huaj dhe ekspertët ndërkombëtarë e vënë megjithatë në dyshim një fakt të tillë.

Disa media koreano-jugore pretendojnë se dhe veriu ka regjistruar vdekje nga koronavirusi, por regjimi komunist i ka mbajtur të fshehura. Daily NK, një faqe informative e fokusuar në çështjet e Koresë Veriore, shkruan se në muajt janar dhe shkurt, nga Covid 19 kanë humbur jetën 180 ushtarë koreano-veriorë dhe 3,700 të tjerë janë dërguar në karantinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shpërthim bëri që dy ndërtesa të shembeshin në qendrën historike të Alberona, në zonën Foggiano në Itali.

Numri i rasteve të prekura nga koronavirusi në SHBA i ka tejkaluar 200,000 persona, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar më shumë se 4,600 v

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 563 të vdekur prej koronavirusit, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani që nga nisja e pandemisë

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi rritet në 277, pasi 63 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Testimet po kryhen nga kompania italiane Biotech Takis me qendër në Castel Romano në afërsi të Romës , në bashkëpunim me Institutit Kombë

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

Në Spanjë vijon të rritet numri i viktimave si pasojë e koronavirusit.

Një mjeke në Wuhan, që ishte ndër të parat që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit, është zhdukur duke shkaktuar shq

Turqia ndihmon me produkte mjekësore Spanjën dhe Italinë.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i viktimave nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka shkuar 4,055, ndërsa numri i të infektuar