Kajro “pushtohet” nga protestuesit rivalë

11/12/2012 - 09:56

<p>&nbsp;</p> <h2 style="padding-top: 10px; padding-right: 0px; padding-bottom: 10px; padding-left: 5px; margin-top: 0px; margin-right: 0px; margin-bottom: 0px; margin-left: 0px; font-size: 12px; font-weight: bold; color: rgb(85, 85, 85); border-bottom-style: none; border-top-style: none; border-right-style: none; border-left-style: none; border-width: initial; border-color: initial; font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; ">&nbsp;</h2>

KAJRO-Grupe kryesisht laike si dhe ato islamike, që mbështesin presidentin Morsi, kanë bërë thirrje për demostrata gjatë së martës. 

Vet presidenti i kishte bërë thirrje më herët ushtrisë, të ruajë sigurinë dhe të mbrojë institucionet shtetërore, përpara votimit të së shtunës, duke i dhënë atyre të drejtën për të arrestuar civilët.

Ai u përpoq gjithashtu të qetësojë publikun e zemëruar, duke anuluar dekretin, i cili fuqizonte edhe më shumë atë në krye të postit të presidentit.

Por, disa nene të dekretit të 22 nëntorit, i cili hoqi të drejtën e kundërshtimit të vendimeve të tij, do të qëndrojnë ende aktive.

Prokurori i përgjithshëm, i cili u shkarkua, nuk do të rikthehet në postin e tij, teksa gjyqi për ish-zyrtarët e regjimit të kaluar do të vazhdojë më tej.

Mbrëmjen e së hënës, rreth 100 protestues u mblodhën jashtë pallatit presidencial, i cili është vendosur në qendër të vëmendjes së protestuesve opozitarë, që tashmë janë rrethuar nga blloqe betoni të ruajtura me tanke.

Korrespondenti i BBC në Kajro, ka bërë të ditur se prezenca e ushtrisë në rrugët e kryeqytetit ka shtuar frikën se Egjipti po i rikthehet sërish regjimit ushtarak.

Presidenti tha se po përpiqet të shpëtojë revolucionin, i cili shkarkoi vitin e kaluar Hosni Mubarak, por kritikët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e së martës, duke e akuzuar atë se po vepron si një diktator.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pesë tonë kokainë që po transportoheshin nga Kolumbia me nëndetëse janë sekuestruar nga autoritetet Panameze, ndërsa në pranga kanë përfu

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau 11 persona një natë më parë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një tren me 200 pasagjerë doli nga shinat e hekurudhës në Australi.

Kina ka dëbuar tre gazetarë të Wall Street Journal të cilët kishin shkruar për efektet ekonomike dhe politike që do të ketë në vendin më

Hetuesit gjetën një video dhe një shkrim të autorit të masakrës të Hanau: Tobias R, përgjegjës i masakrës ku humbën jetën 11 persona, kis

Dy pasagjerë të bllokuar në anijën karantinë në Japoni kanë vdekur prej koronavirusit.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump.

Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 11 persona dhe plagosur 5 të tjerë.

Koronavirusi ka tejkaluar 2 mijë viktimat duke e çuar në 2012 të vdekur në më pak se dy muaj nga shfaqja e tij.

Shkelja e rradhës e armëpushimit të vendosur në Soçi të Rusisë, midis gjeneralit libian Khalifa Haftar dhe qeverisë së marrëveshjes kombë