Kalon mbi 200 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

22/09/2020 - 21:40

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 200,000, bëjnë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas tyre, mbi 6.8 milionë njerëz në SHBA janë diagnostikuar tashmë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Në muajin mars, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nëse numri i viktimave është midis 100,000 dhe 200,000, vendi do të ketë bërë “një punë të mirë”.

Universiteti Johns Hopkins raportoi të martën për 200,005 viktima në SHBA.

Ky institucion ka mbledhur të dhëna për koronavirusin në të gjithë botën, prejse ka shpërthyer për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Rasti i parë me koronavirus në SHBA është konfirmuar në janar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi sëmundjen COVID-19 në mes të marsit.

Administrata e presidentit Trump është kritikuar vazhdimisht për trajtimin e pandemisë.

“Për shkak të gënjeshtrave dhe paaftësisë së Donald Trumpit në gjashtë muajt e fundit, ne kemi parë ndër humbjet më të mëdha të jetëve në SHBA”, tha të hënën kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden.

Por, në të njëjtën ditë, Trump tha se ai dhe administrata e tij kanë bërë “një punë fenomenale” dhe i dha vetes një “A +” për trajtimin e pandemisë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 31 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 966 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 21 milionë janë shëruar. Rel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Testi për Covid-19 që do të mund të japë rezultat në 12 minuta do të jetë në dispozicion për qytetarët në Angli.

Qeveria e Çekisë ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër pandemisë së koronavirusit, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.

Thomas Opperman, nënkryetari i parlamentit gjerman, vdiq papritur në moshën 66-vjeçare.

Kina po vijon me politikën e saj të testimit në masë, për të arritur që të zbulojë sa më shumë raste me COVID-19. Sipas raportimeve nga m

Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit!

Një ndihmësi i ngushtë i Zv/Presidentit amerikane Mike Pence ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi një zëdhënës i zyrës.

Vala e dytë e përhapjes së koronavirusit vijon të regjistrojë shifra rekord në vendet evropiane.

Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, i cili gjithashtu kërkohej nga Shtetet e Bas

Spanja ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur orët policore në mbrëmje në përpjekje për të kontrolluar rritjen e r