Një sulm kamikaz në kryeqytetin afgan ka lënë të vdekur të paktën 43 persona, dhe mbi 83 persona janë raportuar të plagosur në sulmin vetëvrasës që ndodhi në një mbledhje të klerikëve në Kabul. 

Autori hyri brenda sallës ku ndodheshin klerikët dhe shpërtheu eksplozivin që kishte në trup. Ministria afgane e Shëndetësisë deklaroi se 23 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Ditën e mërkurë, Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghaniai, e shpalli zi kombëtare.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurës në kryeqytetin e Afganistanit gjatë muajve të fundit. Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës.