“CNN” thotë se kjo është koha e duhur për të bërë gati valixhet për në Kanada.

Parlamenti kanadez ka bërë të ditura planet për të shtuar më shumë se një milionë rezidentë permanentë në 3 vitet e ardhshme. Kjo përafërsisht përbën 1 për qind të popullsisë së vendit për secilin vit.

Kanadaja ka mirëpritur më shumë se 286 000 rezidentë të përhershëm në vitin 2017 dhe projekton të mirëpresë rreth 350 000 këtë vit.  360 000 të tjerë në vitin 2020 dhe 370 000 në vitin 2021.

Emigrantët e rinj pritet të ndihmojnë në përballimin e shifrave të popullsisë në plakje të Kanadasë dhe rënien e lindshmërisë teksa në krahun tjetër rrit forcën punëtore.