Në një kohë kur shumë shtete kanë vendosur që vaksina AstraZeneca të përdoret në grupmosha mbi 60 vjeç, kancelaria Angela Merkel mori dozën e parë të kësaj vaksine.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një mesazh në “Twitter”.

Gjermania ka qenë skeptike për sa i përket vaksinës, pasi shumë pacientë pësuan mpiksje gjaku dhe shumica nuk pranuan të vaksinoheshin.

Në mars, Gjermania njoftoi se do të administronte vaksinën vetëm tek personat  mbi 60 vjeç.