Kandidati i Erdoganit në duel televiziv

16/06/2019 - 10:57

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kandidatit të opozitës. Shpresat e AKP mbeten në duelin televiziv të së dielës.

Duel televiziv – një ngjarje e pazakontë kjo për Turqinë në fushatën zgjedhore për postin e kryetarit të bashkisë në Stamboll: Të dielën, një javë para përsëritjes së zgjedhjeve në Stamboll, kandidati i partisë konservatore-islame, AKP, Binali Yildirim dhe kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu dalin përballë në një duel televiziv në Turqi. Një duel i tillë, një gjë e vetëkuptueshme në shumë vende demokratike, është një rast i jashtëzakonshëm në Turqi. Prej 17 vitesh nuk ka pasur më duele televizive para zgjedhjeve. Që nga koha, kurPpresidenti turk, Erdogan dhe partia e tij, AKP erdhën në pushtet, ai i bojkotoi formate të tilla televizive.

Në një kohë që vetë Erdogani si politikan lokal i Stambollit përfitoi jashtëzakonisht në vitet 90-të nga duelet televizive. Si politikan i partisë islamiste paraardhëse të AKP-së, partisë së drejtësisë dhe bamirësisë, ai ndiqte qëndrime konservatore që nuk i përgjigjeshin rrymës kryesore politike në Turqi. Në duelet televizive, bashkë me mentorin e tij politik, Nexhmetin Erbakan ai kishte një platformë për të luftuar kundër imazhit negativ të partisë së tij. Në vitin 2002, në zgjedhjet parlamentare pasoi pastaj triumfi i madh: AKP e Erdoganit fitoi qartë zgjedhjet. Që nga ajo kohë, Erdogani nuk u pa më në duele televizive me kandidatë opozitarë.

Arif Beki, këshilltar për media i presidentit turk në vitet 2005-2009 e shpjegon kështu këtë ndryshim të strategjisë. „Raunde të tilla bisedimesh, që i sollën avantazhe Erdoganit në të shkuarën, sot ai i konsideron të pavlefshme. Konkurrentët, që ai nuk i sheh si të barabartë nuk duhet të përfitojnë nga popullariteti i tij. Nga ana tjetër ai nuk do që të prezantohet në duele të tilla si i prapambetur, si ka ndodhur në këtë shkuarën.”

Rikthim në raunde televizive 

Prandaj për shumë vetë është e pashpjegueshme, pse AKP, pas 17 vitesh para raundit të dytë të zgjedhjeve në Stamboll, lejon një duel televiziv me kandidatin e opozitës dhe këtë në kushte të balancuara. Moderatori i televizionit, Ismail Kücükkaya nuk njihet si i afërt me AKP, edhe televizioni Fox News që transmenton duelin njihet si kritik ndaj AKP-së. Nga ana tjetër, kandidati i opozitës Imamoglu është në avantazh në një duel të tillë. Ai njihet si folës elokuent, ndërsa Yildirimi duket në daljet publike si i papërpunuar dhe pa ide kreative. Immamoglu e njeh mirë artin e të shfrytëzuarit të pikave të dobta të konkurrentit. Sondazhet tregojnë një avantazh prej 2-6% të kandidatit të opozitës që nga vendimi për përsëritjen e votimeve.

Për Erdoganin kanë rëndësi këto votime

Stambolli është qendra ekonomike e Turqisë dhe ka një arkë bashkie të mbushur plot, që nga partia qeverisëse AKP u shfrytëzua me vite për të mbajtur në këmbë kontaktet e rëndësishme me biznesin. Nga ana tjetër, vetë Erdogani ka qenë kryetar bashkie i Stambollit, dhe si i tillë ngriti një rrjet të fortë, prej nga pushtoi të gjithë Republikën.

Erdogan e di: Humbja e Stambollit do të ishte një humbje e madhe pushteti për të. Prandaj partia qeverisëse AKP ka ndërmarrë një sërë masash për të mënjanuar humbjen. Përsëritjen e zgjedhjeve nga Komisioni i Lartë Zgjedhor, që u arrit vetëm me presionin e AKP-së; një ofensivë marrjeje me të mirë e elektoratit kurd; përpjekje për ta diskredituar kandidatin opozitar duke pretenduar, se ai është i ndikuar nga „fuqi të huaja”. Por asgjë nuk pati sukses, Imamoglu doli gjithmonë i pandikuar në fushatë.

Opozitarët besojnë, se dueli televiziv është një lëvizje shahu e partisë AKP për t’u paraqitur si transparente dhe demokratike. „Debati Imamoglu-Yildirim duhet të krijojë përshtypjen, se gara për postin e kryebashkiakut zhvillohet në kushte demokratike”, thotë politologu turk, Ülkü Doganay. Shumë vetë e shohin këtë duel si një akt dëshpërimi. Kështu mendon edhe ish-këshilltari për media i Erdoganit, Arif Beki. „Nuk mund të mendohet, se Erdogani e ka ndryshuar qëndrimin e tij papritur për duelet televizive. Arsyeja e vetme, pse ai ka dhënë dritën jeshile është është se fushata e Yildirimit deri më tani nuk ka pasur sukses.” Presidenti turk, i cili që nga viti 2002 gjithmonë është treguar aktiv në fushatën zgjedhore, këto ditë nuk ka dalë më në fushatë. Ka edhe nga ata që besojnë, se ai e ka lënë në mëshirë të fatit Yildirimin, për t’ia lenë pastaj më 23 qershor atij fajin, në rast të një humbjeje./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Australia mund të përballet me ditë shumë të nxehta gjatë javës së ardhshme, kanë paralajmëruar parashikuesit e motit.

Disa vende të Europës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën.

Kushtet atmosferike shkaktuan mbylljen e shkollave ne Romë e Napoli.

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, Boris Johnson mori nga mbretëresha mandatin për formimin e qeverisë.

Policia gjermane tha se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament, ku të premten ndodhi një shpërthim, që la

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad ka thënë se bisedimet për paqe me talibanët do të pezullohen përkoh

Ajo që po ndodh në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, është një mister i vërtetë.

Aksionet e “Saudi Aramco” janë rritur më së larti të enjten, duke e kthyer prodhuesin shtetëror masiv të naftës në kompaninë e parë në bo

Pjesëmarrje tepër e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjteje në Britaninë e Madhe.