Rojat bregdetare kanë kapur një nëndetëse me rreth 5500 kg kokainë në bord.

Nëndetëset e drogës u kushtojnë trafikantëve nga 1 deri në 2 milionë dollarë për t’u prodhuar, por vlera e kokainës që transportojnë është shumë e lartë. El Çapos gjithashtu i janë kapur nëndetëse.

Pak kohë më parë një tjetër nëndetëse u kap nga rojat bregdetare amerikane, dhe operacioni ra në sy për veprimin e guximshëm të njërit nga agjentët e antidrogës, i cili u hodh sipër nëndetëses dhe shkoi drejt kapakut të hyrjes, teksa mjeti ishte në lëvizje e sipër.