Karteli i vrau familjen,13-vjeçari eci 23 kilometra për t’i ikur masakrës

06/11/2019 - 19:09

Një 13-vjeçar, i cili i ka mbijetuar sulmit të personave të dyshuar të karteleve të drogës në Meksikë ndaj disa amerikanëve mormonë, mësohet të ketë fshehur 6 motrat dhe vëllezërit e tij në shkurre, para se të ecte 23 kilometra për të kërkuar ndihmë. Të tetë fëmijët i kanë mbijetuar sulmit të së hënës në veri të Meksikës, në të cilin kanë vdekur tri gra dhe gjashtë fëmijë. Mediat amerikane kanë thënë se pesë fëmijë kanë marrë plagë nga plumbat.

Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron, e lidhur me komunitetin mormon. Incidenti ka ndodhur në fillim të kësaj jave në Ranço de la Mora, një zonë famëkeqe për trafikantët e drogës. Pjesëtarë të kësaj familje janë shprehur se ky komunitet, i njohur për ngritje të zërit kundër dhunës së karteleve të drogës  është përballur me kërcënime edhe në të kaluarën.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, ka thënë se Meksika do të veprojë me “pavarësi dhe sovranitet” për të gjetur kriminelët mbrapa këtij sulmi. Ndërkohë Presidenti Trump ka thënë se është i “gatshëm” për të ofruar mbështetje për luftim të dhunës së karteleve në Meksikë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Europian miratoi për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.

Njëmbëdhjetë xhihadistët francezë të arrestuar në Turqi, u njoftua se do të dëbohen nga Ankaraja, si pjesë e një sërë dëbimesh të luftëta

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafies nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyq.

Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-kryeministren Vior

Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të realizojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ja

Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve masive në Australi.

Ukraina dhe separatistët pro-rusë kanë filluar tërheqjen e trupave të tyre nga një sektor kyç i linjës së frontit në lindje të vendit, nj

Autoritetet austriake nisën hetimin ndaj fituesit të çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit Peter Handke, për të zbuluar nëse ai ka humbur

Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të Berlinit.