Katalonja planifikon sërish votim për pavarësi nga Spanja

17/10/2019 - 19:03

Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit. Kjo deklaratë paraqet edhe një sfidë të re për Madridin, pas disa ditëve të trazirave nga protestuesit pro-separatistë.

Rreth 100 njerëz u plagosën, në të gjithë rajonin verilindor, pasi Gjykata Supreme e Spanjës dënoi më burgim nëntë liderë të rajonit, për përpjekjet e tyre të dështuara për të siguruar pavarësinë në vitin 2017, përmes një referendumi për të cilin Madridi vendosi se ishte i paligjshëm.

Duke iu drejtuar parlamentit katalonjas, shefi rajonal që është pro-pavarësisë, Quim Torra, kritikoi dhunën, duke thënë se kauza për pavarësi është një lëvizje paqësore. Por, ai gjithashtu tha se dënimet ndaj lidërëve katalonjas nuk do të pengojnë një votim të ri për pavarësinë.

“Ne do të kthehemi përsëri në kutinë e votimit për vetëvendosje”, tha ai. Afati i parlamentit rajonal skadon në dhjetor të vitit 2021. Gjykata Kushtetuese paralajmëroi të mërkurën zyrtarët katalonjas, për pasojat juridike nëse shkelin ligjin duke vazhduar me përpjekjet për pavarësi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Spanja, një ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia e koronavirusit, sjell lajmin më të mirë të ditëve të fundit.

Emergjencat Civile në Itali raportuan një tjetër ulje të viktimave në vend në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Raportimet e mediave në SHBA thonin se një polic dhe një para-ushtarak u goditën nga një automjet dje në Buffalo, New York, dhe u dërguan

Italia ka nisur një aplikacion për smartfonët, që dërgon një mesazh për të paralajmëruar qytetarët nëse ndodhen në afërsi të dikujt që ës

Mbrëmë vonë ambasadori Richard Grenell dha dorëheqje nga detyra që mbante në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Një ekzaminim zyrtar i Qarkut Hennepin e ka cilësuar arrestin kardiak si arsyen e vdekjes së George Floyd.

Në mes të trazirave racore në të gjithë vendin, Presidenti Donald Trump të hënën tha se ai është “president i ligjit dhe rendit” dhe kërc

Padyshim që ky mund të quhet lajmi më i mirë në këto 3 muaj të vështirë.

Ka pësuar një tjetër ulje numri i viktimave në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet në Moskë i lehtësuan masat e izolimit kundër koronavirusit, edhe pse numri i rasteve vazhdon të rritet.