Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Brisbane të Australisë, ku 4 persona janë djegur të gjallë brenda një automjeti që u përfshi nga flakët e zjarrit.

Tre prej viktimave janë fëmijë, kurse i katërti është një burrë, ndërsa një grua ka pësuar djegie dhe është dërguar në spital.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kishin parë gruan e plagosur të dilte nga makina duke bërtitur “ai më spërkati me benzinë” dhe më pas gjithçka shpërtheu në flakë.

Një kalimtar tentoi t’i ndihmonte viktimat për t’i nxjerrë prej andej, por çdo gjë ishte e kotë, madje qytetari pësoi edhe vetë lëndime.

Kryeministri i Australisë Scott Morrison reagoi duke shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi.