Katër të akuzuar për vrasjen e gazetarit sllovak që çoi në dorëheqjen e kryeministrit

22/10/2019 - 09:58

Të hënën autoritetet sllovake ngritën akuza ndaj një biznesmeni të njohur si dhe tre personave të tjerë të dyshuar për vrasjen vitin e kaluar të një gazetari dhe të fejuarës së tij, ngjarje që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico.

Vrasja vazhdon të turbullojë politikën në vend. Sipërmarrësi me lidhje politike Marian Kocner dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tij, u deklaruan të pafajshëm. Një i dyshuar i katërt pranoi se ka qëlluar ndaj gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova.

Ndërkohë një person i pestë ka pranuar se ka ndihmuar për të kryer vrasjen. Ai ka bërë një marrëveshje me prokurorët duke pranuar fajin dhe po shërben si dëshmitar në procesin ndaj katër të tjerëve mbi të cilët rëndojnë akuzat për vrasje.

Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të shtetit tha në një deklaratë se të katër të dyshuarit mund të përballen me burgim të përjetshëm për gjashtë akuza, përfshirë vrasjen me paramendim. Njoftimi nënkupton përfundimin e fazës hetimore të çështjes, e cila është parë si një provë për policinë sllovake dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Vrasja e Jan Kuciak-ut nxiti demonstrata masive kundër korrupsionit vitin e kaluar dhe detyroi kryeministrin Fico të japë dorëheqjen, pas rreth 12 vitesh në këtë pozicion.

Zbulimi i lidhjeve mes biznesmenit Kocner dhe zyrtarëve të sigurisë të cilat u ekspozuan gjatë hetimit çuan në dorëheqje të tjera gjatë javëve të fundit.

27-vjeçari Jan Kuciak dhe fejuara e tij Martina Kusnirova u qëlluan në shtëpinë e tyre që ndodhej në periferi të kryeqytetit, Bratislavë në shkurt të vitit 2018. Prokurorët thanë se biznesmeni Kocner, subjekt i një materiali investigativ lidhur me një çështje korrupsioni që po përgatiste gazetari Kuciak, kishte porositur vrasjen gjë që biznesmeni e ka mohuar. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mosmarrëveshjet për luftëtarët e huaj dominuan edhe një takim të koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, që u mbajt javën e kalu

Kandidati për Komisioner të Komisionit të Zgjerimit dhe Fqinjësisë së mirë, Olivér Várhelyi ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Par

Rreth shtatë milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e migracionit, shtëpi për

Pas bllokimit të nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, Franca ka paraqitur në një dokument ide për reformim

Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në Fresno, në Californinë qendrore, kur ndoshta më shumë

Në Gjermani rrogat janë të larta, kështu mendojnë shumë migrantë, që duan të vijnë e jetojnë në këtë vend.

Presidenti Donald Trump bëri një vizitë të papritur në një spital ushtarak pasditen e së shtunës për atë që Shtëpia e Bardhë thotë se ësh

Venecia po përgatitet për një “valë përmbytjesh”, që mund të “pushtojë” të gjithë qytetin.

Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë shënojnë përvjetorin e tyre të parë të dielën me pjesëmarrje më të ulët sesa demonstratat.

Autoritetet njoftuan se 16-vjeçari që hapi zjarr në një shkollë të mesme të Kalifornisë duke vrarë 2 persona, ka vdekur.