Katër të vdekur nga virusi i ri në Kinë

21/01/2020 - 09:31

Katër persona kanë vdekur në Kinë, nga një virus i organeve të frymëmarrjes.

Virusi është përhapur në më shumë se 220 pacientë në disa provinca, si dhe në Tajlandë, Japoni dhe Korenë e Jugut.

Autoritetet mjekësore kineze, më 20 janar, konfirmuan se 15 veta nga personeli mjekësor, ishin infektuar me koronavirusin e ri.

Përhapja tek punonjësit e mjekësisë tregon se virusi transmetohet më lehtë sesa mendohej më parë.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thirrur një takim urgjent më 22 janar, për të diskutuar krizën dhe për të përcaktuar nëse shpërthimi i virusit është një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Australia ka njoftuar se do të fillojë kontrollimin e pasagjerëve gjatë fluturimeve nga Wuhan.

Sidoqoftë, shefi mjekësor i Australisë, Brendan Murphy, pranoi se masa do të ofronte vetëm “mbrojtje të kufizuar”, sepse periudha e inkubacionit “është ndoshta një javë”.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA më 18 janar tha se do të fillojë ekzaminimin në tre aeroporte amerikane – San Francisko, Los Angeles dhe New York – të pasagjerëve që vijnë nga Kina qendrore.

Zyrtarët shëndetësorë e identifikuan virusin, i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan në muajin dhjetor, si një lloj koronavirusi.

Sipas tyre, ai ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, porse ende mbeten shumë paqartësi rreth tij.

Ky shpërthim, sipas autoriteteve shëndetësore, ka ringjallur kujtimet e virusit Sars – gjithashtu një koronavirus – që ka lënë mbi 770 njerëz të vrarë në fillim të viteve 2000, në dhjetëra vende, kryesisht në Azi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendet e botës. Së fundmi janë shënuar rastet e para në Hollandë dhe në Bjellorusi.

Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, një prej klerikëve kryesorë në Iran dhe ish-ambasadori i Iranit në Vatikan humbi jetën si pasojë e k

Gjermania i akordoi 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavi

Duket se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Denis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhë

Japonia do të kërkojë mbylljen e të gjitha shkollave nga dita e hënë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ka thënë kryemin

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi.

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak të problemeve me shëndetin.

Shkon në 14 numri i viktimave dhe në 528 i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ndërkohë që intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmendja është drejt koronavirusit.