KE akordon 120 mln euro për mbrojtjen e hapësirave publike nga sulmet terroriste

Postuar: 18/10/2017 - 18:48

   Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën akordimin e rreth 120 milionë eurove për të ndihmuar shtetet evropiane në mbrojtje të hapësirave publike në qytetet e tyre, gjithnjë e më shumë nën shënjestrën e sulmeve xhihadiste “low cost” si rasti i Barcelonës.

Plani i veprimit, i paraqitur nga ana e Brukselit, parashikon 18,5 milionë euro që nga 2017-ta për projekte ndërkombëtare për të përmirësuar mbrojtjen e hapësirave publike dhe 100 milionë euro në 2018 për të ndihmuar qytetet në investimet për çështjen e sigurisë.

Në korrik 2016, një burrë i cili po drejtonte i vetëm një kamion vrau 86 persona duke marrë përpara turmën në Nisë, (jug të Francës), gjatë ceremonisë së festës kombëtare shoqëruar me hedhjen e fishekzjarreve më 14 korrik.

Prej kohësh, disa sulme kanë prekur Evropën në vende të frekuentuara nga publiku, si rasti në shëtitoren e famshme të Ramblas në Barcelonë në gushtin e 2017.

Sulme në vende publike janë shënuar gjithashtu gjatë muajve të fundit në Londër, Mançester, Stokholm apo më tej edhe në Marsejë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një aksident i tmerrshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin Italian Romë.

   Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi sot një projekt-rezolutë që bën thirrje për një armëpushim 30 ditor në Siri për të lejuar ndihm

   Temperaturat e ulëta dhe moti i keq kanë mbërthyer Evropën, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe vënë në alarm autoritetet.

   Një italian 38 vjeçar, Danilo Nuzzo, ka vrarë me armë bashkëshorten e tij Irene Rizzo, 35 vjeçe, në qendër të Zyrihut, Zvicër dhe më p

   Në një fjalim të mbajtur këtë të premte, presidenti amerikan Donald Trump iu rikthye çështjes së lotarisë amerikane, duke përsëritur q

   400 kilogramë kokainë me vlerë 60 milionë dollarë u sekuestruan brenda ambasadës ruse në Buenos Aires.

Një ngjarje e rëndë, rrethanat e së cilës nuk dihen ende, ka ndodhur në qytetin e Zyrihut në Zvicër.

Një 22-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi e zuri korenti teksa përdorte tharësen e flokëve pak minuta pasi ajo kishte dalë nga dushi.

   Presidenti i SHBA Donald Trump u takua dje me nxënës, prindër dhe mësues, të cilët kanë qenë dëshmitarë të disa vrasjeve nëpër shkolla