KE përshëndet braktisjen nga Rumania të reformës problematike juridike

06/06/2019 - 10:20

Bukureshti nuk do ta bëjë realitet zbutjen e planifikuar të ligjit penal të korrupsionit. Me këtë hap ai bashkohet me Komisionin Evropian. Shtysa për këtë hap është dënimi me burg për një politikan të njohur.

Pas muajsh mosmarrëveshjesh për ndërhyrje në sistemin rumun të drejtësisë, Komisioni Evropian u shpreh i kënaqur me lajmin e fundit nga Bukureshti. Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker dhe zëvendësi i tij Frans Timmermans e mirëpritën angazhimin e qeverisë për të braktisur reformën e diskutueshme të drejtësisë, thanë autoritetet e Brukselit pas një takimi me kryeministren e Rumanisë, Viorica Dancila. Komisioni dëshiron tani të punojë me Rumaninë për të kërkuar zgjidhje për çështjet e sundimit të ligjit.

Rezistencë edhe nga Presidenti Iohannis

Konkretisht, në konflikt bëhet fjalë për zbutjen e ligjit penal të korrupsionit në këtë shtet të Evropës Juglindore. Ndër të tjera, qe parashkuar që periudhat e parashkrimit për disa vepra penale të shkurtoheshin.

Pas pagesës së rryshfeteve, dorasit nuk do të ndëshkoheshin, po ta kallëzonin vete brenda një viti dhe nësë më parë nuk kishin nisur hetime. Përveç kësaj, ndëshkimet për shpërdorim dhe shpërdorim të detyrës parashikohej që të përgjysmoheshin, kur autorët e kompensonin dëmin. Projektligji u miratua nga Parlamenti rumun në prill. Por ai ende nuk ka hyrë në fuqi, presidenti konservator Klaus Iohannis nuk e ka nënshkruar atë.

Në vend të kësaj, ai e kaloi atë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Si një paralajmërim të fundit, Timmermansi i dërgoi para rreth tre javësh një letër qeverisë social-liberale në Bukuresht. Po të mos bëheshin se shpejti përmirësimet e nevojshme ose po të kishte hapa të mëtejshëm në drejtim të gabuar, Brukselit do të niste menjëherë një të ashtuquajtur procedurë të shtetit juridik të BE kundër Rumanisë, u tha atëherë.

Vendimi për dënimin e Dragneas – vendimtar

Vëzhgues besojnë se vendimi i fundit kundër kreut të Socialdemokratëve të Rumanisë (PSD) Liviu Dragnea luajti një rol vendimtar në vendimin e Dancilas. Dragnea ishte forca kryesore shtytëse pas fushatës për dobësimin e luftës kundër korrupsionit dhe e ka kontrolluar qeverinë e Dancilës. Të hënën e kaluar, ai u dënua me vendim të formës së prerë me tre vjet e gjysmë burg për nxitje të shpërdorimit të detyrës.

Njëkohësisht me zgjedhjet evropiane, rumunët gjithashtu votuan me shumicë dërrmuese në një referendum, për të dënuar në mënyrë konsekuente zyrtarët e korruptuar. Përveç kësaj, qeveria nuk duhet të jetë më në gjendje të ndryshojë ligjet e drejtësisë në favor të personave të dyshuar për korrupsion./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 16 ton kokainë u sekuestruan nga agjentët e antidrogës në shtetin federal amerikan të Filadelfias.

Gati 2 milionë tifozë kanë mbushur rrugët e Toronto për të festuar titullin e parë kampion në NBA të skuadrës së Toronto Raptors.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA

Ka shkuar në 12 të vdekur dhe 125 të plagosur bilanci i viktimave pas tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi dje Kinën dhe qytetin e Yib

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për ish-presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë

Mohamed Morsi, ish-presidenti i Egjiptit, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrëzua në qytetin Z

Këto ditë është mbajtur mesha e parë në Notre Dame që nga shkatërrimi i saj në muajin prill nga zjarri masiv.

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kan

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspertët thanë se kjo mund të shkaktojë ndryshime të vogla të niv