Kavot e 30 kabinave të teleferikut në Kanada ishin rrëzuar në tokë dhe po hetohet nga policia si një akt i qëllimshëm. Ngjarja ka ndodhur në veri të Vancuver rreth orës 04:30 kur teleferiku ishte i mbyllur dhe nuk pati asnjë person të lënduar.

Menaxheri i teleferikut tha për mediat se mirëmbajtja e kavove ishte bërë kohët e fundit dhe linja nuk kishte asnjë problem. Sipas tij, nuk ka shanse që kavoja e teleferikut të jetë këputur vetë, por ai hedh dyshime se ky është një akt i qëllimshëm.

Një oficer policie tha për gazetarët se do të ishte mëse e dukshme rasti i një kavoje të këputur për shkak të amortizimit dhe asaj që është prerë qëllimisht. Autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar personin përgjegjës për këtë ngjarje.