Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërpriste fondet publike për shkollat nëse ato nuk do të rihapeshin.

Në një postim në Twitter, Trump shkruan se shkollat janë hapur pa problem në disa shtete.

“Shkollat janë hapur pa problem në Gjermani, në Danimarkë, në Norvegji, në Suedi dhe në shumë vende të tjera. Demokratët mendojnë se do të ishte politikisht keq për ata nëse shkollat amerikane do të hapeshin para zgjedhjeve në nëntor, por kjo është e rëndësishme për fëmijët dhe familjet. Fondet do të ndërpriten nëse ato nuk do të hapen”, njoftoi Trump në një mesazh në Twitter.

“Ne dëshirojmë që shkollat të hapen në vjeshtë”, deklaroi ai në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se arsimi në kompjuter nuk është aq i mirë sa arsimi në klasë.