Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini është kërcënuar sërish nga persona ende të paidentifikuar.

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm ka mbërritur në adresën e ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit italian, i cili i ka postuar në rrjete sociale.

"Mbi 100 kërcënime të dhunës dhe vdekjes kundër meje që kur isha ministër. Me sa duket fjalët e urrejtjes për një të majtë të caktuar bindin disa mendje të sëmura, por me siguri ata nuk më frikësojnë. Në të vërtetë, më bëjnë më shumë forcë dhe dëshirë për të luftuar kriminelët e të gjitha llojeve", shkruan Salvini në Facebook.

Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences. Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t'u analizuar nga policia.