Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjen e Khashoggit

05/12/2018 - 23:05

Komisionarja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha se është e nevojshme një hetim ndërkombëtar për vrasjen e tmerrshme të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

“Ne po bëjmë thirrje për një hetim ndërkombëtar. Ne i kemi thënë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së se e konsiderojmë të nevojshme, një hetim penal ndërkombëtar", tha Basheli në një konferencë me rastin e 70-vjetorit të miratimit të Deklaratës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Ajo vuri në dukje se departamenti i saj nuk ka të drejtë të kryejë një hetim penal.

“Unë vërtet besoj se është e nevojshme në drejtim të përcaktimit të asaj që ka ndodhur dhe kush është përgjegjës për këtë vrasje të tmerrshme”, tha Bachelet.

Khashoggi u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll. Deri më tani, 18 sauditë janë arrestuar në lidhje me vrasjen dhe trupi i gazetarit ende nuk është gjetur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll të premten, pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Një valë frikësuese vrasjesh sekrete ka mbërritur në Europë, shkruan historiani dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Christopher Nehring.

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve

Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, dorëzoi dorëheqjen, për shkak të një audio-incizimi, ku ai dyshohet se nënçmon njohuritë dhe

Një vit më parë, këshilli i emëruar nga qeveria gjermane rekomandoi që vendi të ndalojë djegien e qymyrit për të prodhuar energji elektri

Isabel dos Santos, gruaja më e pasur në kontinentin e Afrikës po mendon që të kandidojë në 2020-ën për Presidente të Angolës.

21 persona u vranë e 82 të tjerë u plagosën nga bombat e avionëve të Asadit, të hedhura mbi një treg të qytezës Ariha, në rajonin e Idlib

Shiu i parë i këtij viti ka bërë që shumë zjarre të shuhen në Australi, që ka parë shkatërrime të mëdha së fundmi.

Policia e Mesinës ka kryer një operacion të gjerë kundër mafias në Sicili, që kishte përvetësuar që nga viti 2013 rreth 10 milionë euro f

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një rezolutë për dërgimin e dy akuzave zyrtare kundër presidentit Donald Trump në Senat.