Këshilli i Sigurimit diskuton ligjet humanitare ndërkombëtare

14/08/2019 - 10:41

70 vjet më parë u ratifikuan nga 196 vende të botës Konventat e Gjenevës. Ato ofrojnë mbrojtje për grupet që preken më shumë në konflikte, për të plagosurit, të sëmurët, të burgosurit dhe civilët që jetojnë nën pushtim.

Edhe 70 mbas përpilimit të Konventave të Gjenevës, vendet e botës diskutojnë si të mbrojnë më mirë civilët në konfliktet e armatosura, ku shtetet ose grupet jo shtetërore nuk respektojnë ligjet humanitare. Sipas të dhënave të OKB, dhjetëra mijëra civilë janë vrarë, plagosur e sakatuar vitin e kaluar në Siri, Jemen, Sudanin Jugor, Libi, Myanmar, Nigeri, Çad e Ukrainë. Sulmet ndaj civilëve dhe objekteve civile si shkolla, spitale, shtëpi, tregje, kampe refugjatësh, objekte që mbrohen nga ligjet humanitare ndërkombëtare, janë shtuar dhe konfliktet kanë patur efekte shkatërruese tek fëmijët. Dhuna seksuale e lidhur me konfliktet ka vazhduar të përdoret si strategji dhe gazetarët, personeli mjekësor dhe aktorë humanitarë kanë qenë po ashtu objekte sulmesh në shumë konflikte.

Prandaj Këshilli i Sigurimit të OKB, i kushtoi dje një debat të hapur përmirësimit të zbatimit të ligjeve humanitare ndërkombëtare. Mbrojtje më e mirë e fëmijëve në konfliktet e armatosura, ishte fokusi kryesor. Takimi u drejtua nga ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputoëicz. Polonia, cila ndodhet në fazën e fundit të pjesëmarrjes rotative dyvjeçare në Këshillin e Sigurimit, mban këtë muaj presidencën e radhës dhe e ka shpallur forcimin e ligjeve humanitare ndërkombëtare si një nga prioritetet.

Teknologjia ka ndryshuar konfliktet

“Ne u fokusuam tek faktorët që ndikojnë mbi efektivitetin e ligjeve humanitare duke patur parasysh ndryshimin e specifikave në konfliktet që zhvillohen me armë moderne. Këto faktorë kanë të bëjnë me shkeljen e ligjeve humanitare nga shtete dhe nga aktorët joshtetërorë, si përshembull grupet terroriste, të cilët ndryshojnë llojin e konflikteve të armatosura, nëpërmjet teknologjive, si drone, robotë, armë kibernetike,” tha ministri Czaputoëicz.

Megjithëse të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, janë dakord për rëndësinë e zbatimit të Konventave të Gjenevës, diskutimet e vendeve janë të ndryshme sa i përket mënyrës, si duhet të bëhet mbrojtja e civilëve në konflikte të caktuara. Disa vende si SHBA, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë që të mbahet përgjegjësi dhe të vendosen saksione kur ligjet humanitare nuk zbatohen, kurse Kina dhe Rusia bëjnë thirrje për maturi dhe mospërdorim të masave   detyruese, në mënyrë që të mos preket sovraniteti. Këto ndryshime kanë penguar Këshillin e Sigurimit të luajë rol aktiv në mbrojtjen efektive të civilëve në Siri dhe Jemen, thonë burime nga Këshilli i Sigurimit.

Luftërave u duhet vënë fre

Prandaj ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, që mori po ashtu pjesë në debatin e hapur bëri thirrje që të kapërcehen diferencat, kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve. “Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që luftërat të zhvillohen pa fre,” tha ministri gjerman Heiko Maas. Ai i kërkoi vendeve t’ i bashkangjiten nismës franko- gjermane “Humanitarian call for action”, të anoncuar në muajin prill.

Ministri i Jashtëm gjerman kërkon që ata sulmojnë ndihmësit humanitarë, të vihen para përgjegjësisë, prandaj Gjermania përkrah organizatat që dokumentojnë krimet e luftës në Siri. Ministri gjerman kërkoi po ashtu që të ndihmohen ata që luftojnë përditë për të drejtën humanitare.

Vitin e kaluar, OKB ka regjistruar vdekjen dhe plagosjen e 22.800 civilëve, pjesa më e madhe prej 11.000 në Afganistan, 2660 në Irak, 1300 në Mali,1500 në Somali, 3700 në Sudanin Jugor dhe 2700 civilë në Jemen./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lëkundje e fortë tërmeti e mangitudës 6.8 e shkallës Rihter goditi Mindanaon, ishullin më të madh të arkipelagut në Filipine, i shoqë

Bisedimet për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara që po mbahen në Madrid, janë bllokuar të shtunën pa arritjen e ndonjë marrëveshj

Australia mund të përballet me ditë shumë të nxehta gjatë javës së ardhshme, kanë paralajmëruar parashikuesit e motit.

Disa vende të Europës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën.

Kushtet atmosferike shkaktuan mbylljen e shkollave ne Romë e Napoli.

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, Boris Johnson mori nga mbretëresha mandatin për formimin e qeverisë.

Policia gjermane tha se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament, ku të premten ndodhi një shpërthim, që la

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad ka thënë se bisedimet për paqe me talibanët do të pezullohen përkoh

Ajo që po ndodh në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, është një mister i vërtetë.