Këshilli i Sigurimit refuzon rezolutën e SHBA-së për Iranin

15/08/2020 - 15:54

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara ka refuzuar një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e embargos ndaj armëve të Iranit, që pritet të skadojë në tetor.

Vetëm 2 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e dhanë votën në një video-konferencë për tekstin e rezolutës së propozuar nga SHBA, ndërkohë që kundër votuan Kina dhe Rusia. 11 shtete të tjera, mes tyre Gjermania, Franca, Britania e Madhe abstenuan.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se me këtë veprim vendet e Këshillit të Sigurimit i kanë mundësuar Iranit të blejë dhe të shesë armë.

 “Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dështuar sot të mbajë përgjegjës Iranin. I ka mundësuar sponsorit kryesor të terrorizmit që të blejë dhe te shesë armë vdekjeprurëse. Amerika do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar këtë gabim”, tha Pompeo.

Irani e përshëndeti vendimin e Këshillit të Sigurimit, duke theksuar se vendimarrja tregoi izolimin ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Asnjëherë në historinë 75-vjeçare të Kombeve të Bashkuara, SHBA nuk ka qenë kaq e izoluar”, u shpreh ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Musaui.

Rezoluta e hartuar nga SHBA-ja synonte të zgjaste një embargo ndërkombëtare të armëve mbi Iranin, që do të lehtësohej në mënyrë progresive. Gjermania, Franca, Britania e Madhe ishin parimisht pro për zgjatjen e saj, por synonin një embargo me afat.

Por pavarësisht këtij votimi në Këshillin e Sigurimit, Washingtoni ka planifikuar masa të tjera të ashpra. Amerikanët kanë kërcënuar se mund të vënë në përdorim mekanizmin e ashtuquajtur, snapback, me anë të të cilit shtete të caktuara mund të ashpërsojnë masat kundër shkeljeve iraniane

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se një milion vdekje nga COVID-19 ishte “një moment shumë i trishtuar”,

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Ind

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Holanda, nga sot, nis me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, pasi numri i rasteve të reja në ditë i është afruar tashmë 3-mij

Ligjvënësit amerikanë kanë kaluar një vit plot furtuna politike, përfshirë procesin gjyqësor në Senat për shkarkimin e mundshëm të Presid

Në 24 orët e fundit Italia ka raportuar 1,494 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas Brexit-it është ende larg ndërkaq mosmarrëveshjet vazhduan të hënën derisa kj

Të hënën, mjekët turq i bënë gjilpërën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) një punonjësi shëndetësor.

Pandemia e koronavirusit vazhdon përhapjen nëpër botë, ku prej saj regjistrohen gati 1 milionë vdekje e më shumë se 33 milionë infektime.