SHBA – Pasi u zgjodh “me shaka” nga një gazete kineze si “mashkulli më seksi që jeton ende”, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është zgjedhur nga lexuesit e revistës “Time’s”, si “Personi i Vitit” me 5.6 milionë vota.

Revista amerikane thekson se rezultati nuk është zyrtar dhe “Njeriut i Vitit” do të zgjidhet nga redaktorët dhe do të zbulohet më 19 dhjetor.

“Ne nuk e bëjmë përzgjedhjen tonë bazuar në rezultatin e sondazhit”,- thotë redaktorit ekzekutiv, Radhika Jones.

Për votimin e liderit të vendit komunist që trashëgoi pushtetin nga i ati në janar të këtij viti, nisën fushata nëpër forume gjë e cila bëri që Kim Jong Un të dalë më i votuari.

Pretendentët kryesore për t’u zgjedhur “Njeriu i Vitit” nga revista “Time’s”, janë grupi nga Koreja e Jugut Psy që kanë thyer rekord shikimesh në YouTube me këngën “Gangman Style” dhe liderja e Birmanisë, Suu Kyi.