Kina ka dëbuar tre gazetarë të Wall Street Journal të cilët kishin shkruar për efektet ekonomike dhe politike që do të ketë në vendin më të populluar të botës.

“Kina është vërtet e sëmura e Azisë” ishte titulli që u bë shkak që Pekini zyrtar të marrë këtë vendim drastik. Sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtëm, Geng Shuang ka thënë se Wall Street Journal refuzoi që të kërkojë falje mbi artikullin. 

“Ato media që fyejnë me ashpërsi Kinën, shtrojnë diskriminimin racor dhe me keqdashje e shkatërrojnë Kinën, duhet të paguajnë çmimin e tyre.”

Por Wall Street Journal dhe Klubi i korrespondentëve të huaj në Kinë e kanë cilësuar si një formë e paprecedentë hakmarrjeje. Edhe SHBA e dënoi këtë vendim të Kinës me anë të një reagimi diplomatik dhe të përmbajtur të Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

“Vendet e maturuara, përgjegjëse e kuptojnë që një shtyp i lirë raporton fakte dhe shpreh mendime. Përgjigjia e saktë është të paraqisni kundër argumente dhe të mos kufizoni fjalimin,”– shkruan Pompeo.