Disa ditë më parë u dha lajmi i mirë se Kina nuk kishte shënuar asnjë rast të vetëm të virusit për 24 orë brenda vendit. Ky trend ka vijuar për të tretën ditë rresht.

Por ka një shqetësim shumë të madh. Kësaj here autoritetet kineze frikësohen se infeksionet mund të vijnë nga jashtë vendit.

Kjo pasi 41 raste të reja të me koronavirus u shënuan të premten. Kjo e çon numrin total të personave që kanë ardhur nga jashtë shtetit e që janë të infektuar në 269.

Deri më tani nuk është raportuar infektimi i banorëve lokalë nga këto raste të importuara, por autoritetet po imponojnë masa të forta për të ndaluar një valë të dytë infeksionesh.