Kina konfirmon mbi 13 mijë raste shtesë të koronavirusit

14/02/2020 - 19:18

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shtimi i konsiderueshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kinë, ka të bëjë kryesisht me ndryshimin e mënyrës se si ato diagnostikohen dhe njoftohen në vend. Kina njoftoi për 1, 800 raste të reja laboratorike të konfirmuara dhe për herë të parë 13,332 raste shtesë klinike të konfirmuara në provincën Hubei, ndërsa Japonia njoftoi për viktimën e saj të parë. Dhe zyrtarët amerikanë konfirmuan një rast të 15-të koronavirusi në Shtetet e Bashkuara.

OBSH-ja thotë se shumica e rasteve përgjegjëse për rritjen e numrit të rasteve në provincën Hubei, janë njoftuar më pas dhe nuk janë infeksione të reja.

“Pra kjo rritje që shikoni në 24 orët e fundit i detyrohet kryesisht ndryshimit në mënyrën se si diagnostikohen dhe njoftohen rastet”, thotë Michael Ryan i OBSH-së.

Ai thotë gjithashtu se ndryshimet gjithashtu u japin mundësi mjekëve që të njoftojnë dhe trajtojnë rastet më me shpejtësi. Spitali Huoshenshan, i ndërtuar posaçërisht në Wuhan për koronavirusin, thotë se të enjten pati shtatë pacientët e parë të shëruar. Më e moshuara mes tyre ishte 66 vjeç.

"Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Infermieret më thërrasin ‘teta’. U kujdesën për mua fizikisht dhe mendërisht, prandaj u shërova shumë shpejt. Dua t’u them njerëzve në gjithë vendin: mos kini frikë, ne jemi shëruar dhe të gjithë duhet të keni besim se do ta fitoni luftën ndaj virusit", thotë Lu, pacientja e shëruar.

Ndërkohë Japonia njoftoi për viktimën e parë nga virusi, disa orë pasi konfirmoi raste të tjera në anijen turistike “Diamond Princess”, në karantinë pranë Tokios ndërsa frika e përhapjes së spmundjes rritet në vend.

"Nuk kemi ende informacion të mjaftueshëm epidemiologjik për përhapjen e virusit në Japoni. Në ditën në vazhdim do të mbledhim informacion, do të konsultohemi me ekspertë dhe do të konsiderojmë masat e nevojshme”, tha Ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato.

Në Shtetet e Bashkuara, një pacient që ishte në karantinë në një bazë të Forcës Ajrore në Teksas, u diagnostikua zyrtarisht me sëmundjen. Ai ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara me një avion të prenotuar nga Departamenti i Shtetit, javën e kaluar.

“Individi është vendosur në karantinë që kur arriti në bazën ajrore Lackland nga Wuhan i Kinës dhe individi mbetet në izolim në një spital lokal”, tha Ron Niremberg, Kryebashkiak i San Antonios në Teksas.

Kjo e sjell numrin e rasteve në 15 në Shtetet e Bashkuara ku zyrtarët këmbëngulin se rreziku ndaj publikut mbetet i ulët. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia dhe Austria iu bashkuan sot shumë vendeve të BE-së, të renditura me të kuqe në variantin e përditësuar të hartës së re europiane t

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, debatojnë të enjten në mbrëmje, hera e fundit

Franca do të shtrijë një shtetrrethim brenda ditës në dhjetëra zona të tjera në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, k

Alarmi për një tjetër sulm terrorist u sinjalizua këtë pasdite në Francë.

Republika Çeke është duke u përballur me valën e dytë të pandemisë Covid-19, teksa numrat e të infektuarve kanë arritur në shifra rekord.

Franca është bërë vendi i dytë në evropën perëndimore që regjistron më shumë se 1 milionë infektime me koronavirus sipas universitetit Jo

Ministrja e Jashtme, Sophie Wilmès, e cila ishte kryeministrja e përkohshme e Belgjikës gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirus

Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët.

Rusia dhe Irani kanë shtënë në dorë informatat e regjistrimit të votuesve amerikanë, tha në një konferencë të rrallë për shtyp kreu i shë