Komandanti i IRGC-së pranon se ka përdorur Gjysmëhënën e Kuqe për të maskuar lidhjen me Al-Qaeda

20/04/2019 - 22:30

Brigadier Gjernerali i IRGC-së, Saeed Ghassemi, ka rrëfyer për herë të parë më 15 prill 2019 se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka vepruar në Bosnjë nën petkun e Gjysmëhënës së Kuqe dhe ka qenë në kontakt me al-Qaeda.

Pas kësaj, IRGC dhe Gjysmëhëna e Kuqe e regjimit klerikal, nga frika e pasojave ndërkombëtare të këtij fakti të rrëfyer nga një pjesëtar i Gardës Revolucionare që ka qenë në Bosnjë për një kohë të gjatë, u përpoqën pa sukses t'i refuzonin e t’i korrigjonin komentet e Ghassemi-t. Këto deklarata u konfirmuan edhe një herë më 17 prill nga Hossein Allah Karam, lideri i Ansar Hezbollah.

Rezistenca Iraniane gjatë katër dekadave të fundit ka treguar vazhdimisht se si regjimi e ka përdorur Gjysmëhënën e Kuqe dhe organizata të tjera në dukje civile, për t’i shërbyer represionit të brendshëm, eksportimit të terrorizmit dhe plaçkitjes së pasurisë së popullit.

Znj.Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, në fjalën e saj të solidaritetit me viktimat e përmbytjeve më 6 prill 2019, e përshkroi Gjysmëhënën e Kuqe si një vegël për eksportin e fondamentalizmit dhe terrorizmit, duke thënë se "bashkitë janë institucione të sigurisë dhe fondacione plaçkitëse. Funksioni i governorateve është të garantojnë sigurinë e regjimit. Gjysmëhëna e Kuqe është për eksportimin e fondamentalizmit dhe terrorizmit. Komiteti i Shpëtimit është për Sirinë e Afganistanin, dhe asnjë prej institucioneve dhe objekteve të vendit nuk është për të mbrojtur popullin, por për të ruajtur regjimin e sundimit të Velayat-e-Faqih."

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI), në një deklaratë më 4 gusht 1987 të titulluar "Ekspozimi i Detajeve dhe Agjentëve të Planit Terrorist e Subversiv të Khomeini-t në Mekë", plan i cili vrau qindra pelegrinë, pati shkruar: "Për ta implementuar këtë plan, regjimi i mullahëve ka dërguar në Mekë shumë udhëheqës e autoritete të rëndësishme të regjimit, duke përfshirë ministra, komandantë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Imamë të lutjeve të së premtes, deputetë dhe Yusef Vahidi Dastjerdi-n, kreun e Gjysmëhënës së Kuqe."

Regjimi e ka përdorur këtë maskë për të rekrutuar elementë për rrjetet e tij terroriste. Në një deklaratë tjetër më 24 maj 2004, Rezistenca Iraniane ekspozoi transferimin e komandantëve Houthi mes Iranit e Jemenit me anë të aeroplanëve nën petkun e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kancelarja gjermane Angela Merkel "e mori në konsideratë me respekt" njoftimin e dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May".

Një zjarr në një shkollë në Suri të Indisë, u ka marrë jetën 19 studentëve e ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Tre alpinistë kanë humbur jetën për shkak të lodhjes kur po zbristin malin Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve përgjatë n

Në një deklaratë nga Downing Street, kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi këtë të premte dorëheqjen e saj. 

Në kohën kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin me ankth progres raportin për hapjen e negociatave, Franca duket se e ka marrë një v

Polemika të shumta ka ngjallur në Francë marrja në pyetje e 6 gazetarëve dhe thirrja për llogari e 2 të tjerëve nga Shërbimi i Sigurisë

Të mërkurën në mbrëmje pranë kufirit të Hungarisë me Serbinë, policia hungareze gjeti një grup prej 52 migrantësh.

Theresa May i ka orët e numëruara në krye të vendit, sipas raportimeve të fundit të mediave në Britaninë e Madhe.

Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, ka thënë se Ankaraja është duke u përgatitur nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksion