Komisioni Europian përgatitet për një valë të re të virusit: Shtoni testimet!

15/07/2020 - 17:44

Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit.

Në krye të këtyre masave qëndron rritja e testimeve, gjurmimi i kontakteve si dhe përmirësimi i mbikëqyrjes dhe i qasjes në shërbimet shëndetësore. Komisioni gjithashtu i ka dhënë dritën jeshile ndërveprimit të aplikacioneve për gjurmimin e sëmundjes edhe përtej kufijve kombëtarë.

Në deklaratën e tij, theksohet nevoja për t`u përballur në një mënyrë sa më të efektshme me vatrat e reja, për të mbështetur grupet më të cenueshme të popullsisë siç janë të moshuarit, por sidomos edhe personat me sëmundje shoqëruese, si dhe për të reduktuar barrën e gripit sezonal përmes një vaksinimi më të shpejtë në mënyrë që të mos mbingarkohen sistemet shëndetësore, edhe kështu të vendosura përpara një sprove të rëndë.

“Tani dimë më shumë për virusin, por detyra jonë është të mbetemi vigjilentë dhe parandalues. Masat e paraqitura sot synojnë përgatitjen për shpërthime të mëtejshme të mundshme të Covid-19. Duke nxjerrë mësime nga muajt e kaluar, po e bëjmë planifikimin përpara me qëllimin të shtohet gatishmëria në të gjitha frontet”, deklaroi zv/presidenti I KE-së, Margaritis Schinas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria italiane ka zgjatur masat që synojnë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit deri më 7 shtator, sipas një dekreti të lëshuar nga ka

Njerëzit në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara po lëvizin më shumë tani sesa në fillim të pandemisë.

“Kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dozat e para të vaksinës të bëra në Itali dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentimin

Infeksionet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, krahasuar me 402 ditën e djesh

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit