Dy persona janë arrestuar, pasi akuzohen se po përgatisnin një komplot për vrasjen e kryeministres Theresa May. Sipas autoriteteve britanike, ekzekutimi i kryeministres May planifikohej me sulm kamikaz.

Të arrestuarit janë  Zakariyah Rahman 20 vjeç dhe Mohammed Aqib Imra 21 vjeç. Ata do të dalin sot përpara gjykatës me akuza për terrorizëm. Ndërkohë që janë shumëfishuar masat e sigurisë për kryeministren Theresa May.

Të arrestuarit kishin lidhje me Shtetin Islamik të ISIS-it, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e terroristëve.

Policia beson se plani ishte me fillimin e një lloj pajisjeje të improvizuar shpërthyese në Downing Street dhe në sulmin pasues të kaosit do të vritej Theresa May.