Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 33.142 dhe i të infektuarve 231.732 persona.

Në spitale po kurohen aktualisht 7 379 pacientë e në repartet e terapisë intensive janë reduktuar në 489. 

Në rajonin e Lombardisë, sot janë shënuar 20 viktima e 382 raste pozitive më shumë.

Rajonet Umbira, Sardegna, Calabria, Basilicata në 24 orët e fundit nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Italia po mbyll një javë të rëndësishme ku sipas komitetit tekniko-shkencor është vendimtare në aksionet e ardhshme të qeverisë Conte për hapjen e kufijve mes rajoneve e ato kufitare, në këtë fazë të dytë të bashkëjetesës me pandeminë.