Bashkimi Europian ka njoftuar se do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së të martën, në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell, shkruan se në konferencën e së martës, të thirrur prej tij, do të diskutohet mbi kontributin që mund të japë BE për të zgjidhur konfliktin e krijuar mes Palestinës dhe Izraelit.