Rastet e infektuara mme Covid-19 në Afrikë kanë arritur në 10,000, megjithëse shumica e ekspertëve besojnë se numri i vërtetë i infeksioneve është shumë më i lartë.

Më shumë se 1,700 prej tyre janë në Afrikën e Jugut, e cila ka filluar një fushatë agresive testimi. Një rast i veçantë ka dhënë shqetësim – 66 njerëz u testuan pozitivë në një spital të vetëm në qytetin lindor të Durbanit. Autoritetet shëndetësore thanë që shumica ishin personel shëndetësor.

Afrika e Jugut është treguar e ashpër me ato që përhapin teori konspirative dhe materiale mashtruese në lidhje me virusin. Një burrë ishte sot në gjykatë për tu u përballur me akuza që lidheshin me postimet e tij të përsëritura në mediat sociale që pretendonte se testet do të përhapnin virusin.

Organizatat e ndihmës vazhdojnë të ngrenë shqetësimin e tyre të thellë për pjesë të kontinentit, ku sistemet shëndetësore janë më të brishta. Zyrtarët e OKB në Gjenevë ngritën çështje Somalisë, ku ka vetëm dy punonjës shëndetësie për 100,000 njerëz në krahasim me standardin global të 1 për 25.

“Një shpërthim i Covid 19 do të shkatërronte sistemin tashmë të brishtë të kujdesit shëndetësor,” u tha gazetarëve të martën zyra e OKB për Koordinimin e Cështjeve Humanitare.

Ka gjithashtu thirrje në rritje për masa dramatike për të qetësuar goditjen masive të dhënë nga pandemia në ekonomitë afrikane, ndoshta përmes anulimit të gjerë të borxheve masive të bëra nga shumë vende gjatë dekadave të fundit.

Megjithatë kjo është më e ndërlikuar sesa duket. Dikur, ishin vetëm vendet e pasura perëndimore dhe institucionet ndërkombëtare që ishin kreditorë. Tani ato i kanë 160 miliardë dollarë borxh qeverisë, bankave dhe kompanive të Kinës ndërsa qeveritë afrikane kanë akumuluar mbi 55 miliardë dollarë në tregjet e borxhit ndërkombëtar vetëm në dy vitet e fundit.