Koreja e Veriut për Biden: Qen i tërbuar, duhet të goditet për vdekje me shkop

15/11/2019 - 14:48

Koreja e Veriut përdori fjalorin më të ashpër deri tani kundër ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, të cilin e quajti “një qen të tërbuar” që “duhet të goditet për vdekje me shkop”.

Biden aktualisht është duke garuar për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA më 2020. Gjuha e përdorur në 14 nëntor, është e pazakonshme edhe për standardet e Koresë Veriore, e cila nuk ka ngurruar t’i sulmojë personat që i sheh si armiq.

Biden “pati guximin të sfidonte dinjitetin e liderit suprem”, tha agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan, KCNA. “Qentë e tërbuar si ai mund të lëndojnë shumë persona nëse lejohen të vrapojnë… Ata duhet të goditen me shkopinj për vdekje. Kjo gjë do të jetë edhe në përfitim të SHBA-së”, shton agjencia në fjalë.

Biden ka treguar se “se ka shenja të sëmundjeve mendore. Duket se ka ardhur koha që ai të largohet nga jeta”, është thënë ndër të tjera në agjencinë verikoreane. Në fushatën e Bidenit të prezantuar javën e kaluar, është publikuar një reklamë e cila sulmonte politikën e jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump duke thënë se “diktatorët dhe tiranët po përgëzohen, aleatët tanë po largohen”.

Fjala “tiran” përmendet në kohën e njëjtë kur paraqitet një fotografi e Trumpit me liderin verikorean, Kim Jong Un, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, në samitin e mbajtur vitin e kaluar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e personave me aftësi të veçanta në qytetin Vejprty në Çeki.

Numri i personave të infektuar nga virusi i ri që është shfaqur në Kinë, dyshohet të jetë më i madh se sa paraqitet nga shifrat zyrtare.

Dhjetë këngëtarë të muzikës popullore janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore që besohet të jetë kryer ng

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka puna çalon.

Teherani pritet t’i dërgojë në Ukrainë kuti e zeza të aeroplanit të pasagjerëve që u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj.

Mbrëmjen e së premtes, një grup prej 30 protestuesish, tentuan që të hyjnë brenda teatrit në Paris, aty ku Presidenti Emmanuel Macron dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku dy aktorë humbën jetën, pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.

Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll të premten, pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Një valë frikësuese vrasjesh sekrete ka mbërritur në Europë, shkruan historiani dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Christopher Nehring.

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve