Koronavirusi/ 357 të prekur dhe 11 viktima në Itali/ Conte: S’ka kohë për polemika, të veprojmë së bashku

26/02/2020 - 11:05

Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë që numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 357, ku mbrëmë raportohej për 323.

Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u regjistrua dje. Ajo ishte një e moshuar 76-vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.

Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufitare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.

Nga ana tjetër kryeministri Conte ka thënë se “Kjo nuk është koha për polemika dhe ata që mendojnë se mund të spekulojnë në lidhje me konsensusin duke nxitur frikën nuk e duan kombin”. Kryeministri Giuseppe Conte, theksoi punën e bërë deri më tani për t’u marrë me emergjencën e koronavirusit dhe duke njoftuar ardhjen e një pakete të masave strukturore për sektorët ekonomikë të prekur. Conte gjithashtu ritheksoin nevojën për punë bashkëpunuese.

Ndërkohë Rusia ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë për në Itali, Kore të Jugut dhe Iran që të përpiqen të kontrollojnë përhapjen e koronavirusit në vend.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i vdekjeve të koronavirusit në spitalet e Francës ka arritur në 4,503, një rritje prej 471 rastesh në 24 orë, por një shifër pak më

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur rekord sa i përket numrit të viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi.

Janë shtuar akoma më tej personat e infektuar me koronavirus në mbarë botën. Në të gjithë globin, deri tani numërohen afërsisht 1 milionë

569 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjev

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës. Sipas kompanisë,

Spanja ka shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të viktimave që kanë humbur jetën brenda një dite.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të vrasë të gjithë personat që krijojnë shqetësime dhe thye

47,290 viktima dhe 938,452 të prekur me koronavirusin e ri; ky është bilanci aktual në mbarë globin.

Në konferencën e përditshme për shtyp lidhur me koronavirusin, Presidenti Donald Trump e pranoi se rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtë