Koronavirusi/ Austri, nga e hëna fillojnë të hapen dyqanet

09/04/2020 - 23:04

Qeveria e Austrisë planifikon të fillojë rihapjen e dyqaneve nga java e ardhshme, duke hequr për herë të parë një pjesë të kufizimeve të saj si masë për të parandaluar koronavirusin.

Kjo do të thotë se nga e hëna, ky vend merr dalëngadalë kthesën drejt normalizmit. Autoritetet kanë vendosur kusht kërkesën për të mbajtur maska për fytyrën.

Republika alpine mbylli aktivitetet e përditshme tri javë më parë, me shkolla, bare, restorante, teatro, dyqane jo thelbësore dhe vende të tjera tubimi të palejuara. Publikut i është thënë që të qëndrojë në shtëpi dhe të punojë prej aty nëse është e mundur.

Bllokimi ka frenuar rritjen e përditshme të infeksioneve dhe numri i njerëzve në spitale është stabilizuar. Kancelari Sebastian Kurz, i cili paralajmëroi një javë përpara se sistemi shëndetësor së shpejti mund të tesionohet, tha që vendosja e shpejtë e masave po jepte rezultatet e veta. Deri më tani ka pasur 295 vdekje.

“Ne reaguam më shpejt dhe më kufizues sesa vendet e tjera dhe për këtë arsye mund të shmangnim më të keqen. Por ky reagim i shpejtë dhe kufizues tani na jep mundësinë që të dalim nga kjo krizë më shpejt”, tha Kurz në një konferencë për shtyp.

Por ai shtoi, se plani i tij ishte vetëm një përpjekje dhe do të ndodhte “vetëm nëse të gjithë vazhdojmë t’i përmbahemi masave (bllokimit) dhe të qëndrojmë të bashkuar si deri më tani”.

Ky plan është që dyqanet jo thelbësore prej 400 metrash katrorë ose më pak dhe dyqanet DIY të rihapen më 14 prill, një ditë pas Pashkëve. Më pas do të pasoheshin me hapjen e të gjitha dyqaneve, qendrave tregtare dhe parukierive më 1 maj, tha ai.

“Sidoqoftë, do të lejohet vetëm një blerës për 20 metra katror hapësirë dyqanesh. Restorantet dhe hotelet, ndërkohë, do të duhet të presin deri në mes të majit dhe asnjë ngjarje publike nuk do të mbahet deri të paktën në fund të qershorit”, tha kancelari konservator.

Austri që nga e hëna ka kërkuar nga blerësit të mbajnë maska për fytyrën në supermarketet dhe farmacitë më të mëdha se 400 metra katrorë.

Ndërsa publiku ka qenë përgjithësisht mbështetës i masave të bllokimit, janë shfaqur probleme, me disa supermarkete që ose kanë mbaruar maskat, ose kanë faturuar blerësit për to. Kurz tha se qeveria do të kontrollonte që maskat nuk do të shiten për fitim. Por gjithsesi një shall mund të përdoret në vend të maskës.

Qeveria tha se do të zgjerojë kërkesën për të mbajtur maskë në transportin publik dhe dyqanet që po rihapen.

Një gjë që mund të ketë ndikuar në vendimin e Kurz, është një studim, nëse një kampion përfaqësues prej 2,000 personash ishte ekspozuar ndaj koronavirusit. Rezultatet do të paraqiten deri të martën.

“Ajo që mund të themi është se shkalla e infeksionit në Austri, në masën që ka, do të jetë rreth 1%”, tha Kurz. “Çdo ide e imunitetit të tufës është hedhur poshtë qartë”, shtoi ai.

Në të gjithë botën, mbi 1,58 milionë njerëz janë raportuar të infektuar nga pandemia virale dhe 94,888 kanë vdekur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali, ku humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në

Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri i Brendshëm, P

Një betejë e fortë po luftohet në laboratorët hulumtues të të gjitha vendeve më të përparuara: nga Kina në Shtetet e Bashkuara, Izraeli,

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert për turistët e huaj.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte

Gjermania është një ndër vendet e suksesshme në luftën ndaj koronavirusit.

Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Trump bën pjesë si Venezuela, ashtu edhe Irani.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi shkeli orarin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik