Ministri i Shëndetësisë në Holandë, Bruno Bruins dha dorëheqjen. Ai ishte përgjegjës për luftën kundër koronavirusit.

Një ditë më parë, teksa po fliste në parlament, ai humbi ndjenjat. Ministri po u përgjigjej pyetjeve gjatë një seance në parlament.

Nuk dihet arsyeja e dorëheqjes, por mediat e kishin kritikuar se nuk kishte treguar udhëheqësi i duhur në këtë situatë krize.