Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 130 viktima dhe 652 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu ka patur edhe 2,160 të shëruar, ndërsa numri i personave aktiv me koronavirus është ulur në 59,322.

Po ashtu, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 228,658 persona kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2.

Prej tyre, 32.616 persona vdiqën dhe 136.720 kanë dalë nga spitali.

Ndërsa dje, 9 rajone dhe provinca autonome nuk kanë regjistruar vdekje. Ato janë Valle d’Aosta, Provinca e Trentos, Provinca e Bolzanos, Umbria, Molise, Pulia, Kalabria, Bazilikata dhe Siçilia.