Gjatë konferencës ditore për shtyp paraditen e sotme, ekspertë të Shëndetësisë FPS dhe Komiteti Kombëtar i Krizave zbuluan zhvillimet më të fundit në lidhje me COVID-19 në Belgjikë.

Mediat belge shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 82 viktima dhe 536 raste të reja.

Mësohet se janë gjithsej 11.899 raste të zbuluara në Belgjikë, nga ku  927 persona janë nën kujdes intensiv ndërsa 696 persona kanë nevojë për aparate repsiratore.

Nga fillimi i epidemisë e deri më tani, 513 belgë kanë humbur jetën si rezultat i komplikimeve të lidhura me sëmundjen COVID-19.