Koronavirusi në Belgjikë/ 668 raste të reja, 56 të vdekur për 24 orë

25/03/2020 - 19:54

Mediat belge shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 668 raste të reja me koronavirus. Nga këto, 434 persona janë shtruar në spital.

Të dhënat e fundit të bëra publike nga autoritetet bëjnë me dije se gjithsej janë 4937 të infektuar në Belgjikë, nga të cilët 474 ndodhen nën kujdes intensiv.

Mësohet se për 24 orët e fundit kanë humbur jetën 56 shtetas, duke e çuar numrin në 178 të personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet.

Siç shkruajnë mediat belge, bazuar në shifrat e bëra publike nga SPF Health, nga data 15 deri më 24 mars, 547 pacientë me COVID-19 janë larguar nga spitali.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe e ka kaluar shifrën 2800, me mbi 153 mijë

Pas Shqipërisë e Kinës, me Italinë janë solidarizuar edhe vende të tjera të Europës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Të gjithë austriakët do të duhet të përdorin maska për fytyrën gjatë blerjeve të ushqimeve, njoftoi sot qeveria, duke prezantuar një tjet

Një infermiere 30-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë viktima më e re në këtë shtet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë.

Gjatë konferencës ditore për shtyp paraditen e sotme, ekspertë të Shëndetësisë FPS dhe Komiteti Kombëtar i Krizave zbuluan zhvillimet më

Agjencia publike e shëndetit në Gjermani ka raportuar se deri më tani janë infektuar 57.298 persona në të gjithë vendin nga koronavirusi.

Koronavirusi vazhdon që të vrasë njerëz në mbarë globin, duke shtuar numrin e viktimave.